Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e së shtunës në Shkodër.

Policia bën me dije se një drejtuese e moshuar ka përplasur për vdekje një këmbësore në lagjen “3 Heronjtë”, të qytetit verior.

“Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen  E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren  shtetasen L. N., 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, njofton policia.

Sakaq, sqarohet më tej se me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme të tjera |  E shtunë me diell dhe temperatura deri në 27 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us