Aksident TRAGJIK në Shkodër, humb JETËN 25 vjeçari!

Një aksident tragjik ka ndodhur para pak minutash në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën pasi motori me të cilin po udhëtonte është përplasur me një automjet.

Viktima është identifikuar si Xh. M, 25 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ishte duke dalë nga një gomisteri në momentin kur ndodhi përplasja fatale.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.

Lajme të tjera |  Incidenti në Zvërnec, eurodeputetja greke kërkon largimin e ambasadores shqiptare në Athinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us