Alibeaj shpjegon vendimin e GJKKO për Ballukun

Enkelejd Alibeaj ka folur për rolin e drejtësisë dhe kontradiktat që sipas tij shfaq kryeministri në raport me vendimet e saj.

“Kryeministri deklamoi në krah të Marta Kos që respekton drejtësinë, respekton pavarësinë, por nga ana tjetër e sfidon atë. Së pari e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Por pse duhet vendosur në sfidë gjykata? Sepse çdo veprim i kryeministrit ka një valencë të fortë politike. Tregon qasjen politike jo vetëm si kryeministër por edhe qasjen e Kuvendit. Me këtë veprim tregon që kjo mazhorancë nuk po respekton një vendim të gjykatës.”

Alibeaj, duke folur për RTSH, theksoi se drejtësia po krijon dita-ditës pavarësinë dhe identitetin e saj, ndërsa mazhoranca sipas tij po e sfidon këtë proces.

Lajme të tjera |  VIDEO që po bën xhiron e rrjetit: Policia hodhi gaz edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm

Duke iu referuar vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ballukut, Alibeaj sqaroi se ky institucion ka zbatuar dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, të cilat janë të qarta që prej vitit 1995.

“GJKKO-ja ka zbatuar një dispozitë të Kodit të Procedurës Penale që kur është krijuar, nuk ka krijuar dyshime. Është e qartë dhe thotë që vetëm personat e zgjedhur sipas ligjit elektoral nuk mund të pezullohen me një vendim gjykate. Pra, në këtë republikë, përveç të zgjedhurve me votë nga sovrani, të gjitha detyrat e tjera publike janë të pezullueshme prej gjykatës kur kërkohet një masë sigurimi.”

Alibeaj e cilësoi këtë si një moment të rëndësishëm për forcimin e pavarësisë së drejtësisë dhe përballjen e saj me sfidat politike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us