Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra, por edhe në repartin e sulmit.
Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e Milanit po ndjekin dy emra të njohur të sulmit, të cilët luajnë në Premier League.
I pari, i cili është edhe më i arritshëm, është Nicolas Jackson, i cili shënoi 13 gola për Chelsea-n në sezonin e fundit në 36 ndeshje.
Sulmuesi 24-vjeçar nuk ka arritur pritshmëritë e drejtuesve të klubit, ndaj nuk do ishte surprizë një largim i mundshëm i tij, por kjo do ndodhë vetëm nëse drejtuesit e Chelsea-s do marrin ofertën që presin për të, rreth 50 milionë euro. Por, nuk përjashtohet mundësia që të dy klubet të arrijnë një marrëveshje huazimi, duke ditur që reparti i sulmit aktualisht te Chelsea është i mbipopulluar.
Emri i dytë që po ndjekin drejtuesit e Milanit është Jean-Philippe Mateta, sulmuesi francez i Crystal Palace, i cili shënoi 17 gola në sezonin e fundit dhe ishte një lojtar kyç për ekipin e tij, sidomos në triumfin në FA Cup. Vlera e tij në treg është më e ulët se ajo e Nicolas Jackson, Mateta kushton rreth 30 milionë euro