Altin Dumani: SPAK u krijua për të goditur fenomenet që dëmtojnë shtetin, ka ende shumë punë për të çrrënjosur krimin e organizuar

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij në Konferencën e 8-të Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, theksoi se beteja kundër krimit të organizuar mbetet një sfidë madhore për institucionet e drejtësisë në vend.

Ai vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për ndërtimin e një sistemi drejtësie të paanshëm dhe efektiv, duke nënvizuar se vetëm përmes një angazhimi të përbashkët mund të arrihet një luftë e suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kënaqësi të gjendem këtu. Larmia e temave është tërheqëse, por prania ime sot është në vazhdën e takimeve të organizuara edhe në universitete të tjera, me qëllim vazhdimin e komunikimit tonë ndërinstitucional. Besimi dhe drejtësia janë elementë të rëndësishëm; pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci.

Reforma në drejtësi u realizua përmes ndryshimeve thelbësore kushtetuese. SPAK u krijua për të goditur fenomenet që dëmtojnë shtetin. Ai është një nga produktet më të rëndësishme të reformës në drejtësi dhe ka treguar se ushtron të drejtën ndaj çdo subjekti, pavarësisht lidhjeve me botën e krimit të organizuar apo me objektet e caktuara të hetimit.

Lajme të tjera |  'U importua nga Holanda'/ Alarmi i RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer me "dioksid squfuri"!

Jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë punë për të çrrënjosur krimin e organizuar. Dëshiroj të theksoj se përpjekjet për ndërtimin e një sistemi drejtësie të paanshëm nuk mund të jenë të njëanshme, pa ndihmën dhe bashkëpunimin e shumë institucioneve”, u shpreh Altin Dumani.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us