Drejtuesi politik i fushatës së PD, Chris LaCivita ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke e quajtur atë si një “kukull të Sorosit”.
Në një postim në rrjetin social “X”, LaCivita ka shpërndarë fotografinë e Ramës me Alex Soros, të cilën djali i George Soros e postoi sot në Instagram pas zërave se kryeministri Rama kishte fshirë çdo foto që kishte me të.
“Kukulla dhe padrinoja i kukullës”, shkruan LaCivita, i cili drejtoi fushatën e Donald Trump në SHBA.
Edhe më herët, LaCivita e ka quajtur po njësoj kryeministrin Rama, teksa vetë demokratët në Shqipëri e shohin atë si një “sherif” që do i risjellë pas 12 vitesh në pushtet.

Postimi i Chris LaCivita