Ancelotti e mbyll me Realin, gati për aventurën e re. Kush pritet si pasues

Aventurës së Carlo Ancelottit te Real Madrid duket se i ka ardhur fundi. Humbja në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, ka vulosur largimin e teknikut italian.

Sipas asaj që raportohet nga Spanja, në orët e ardhshme, pritet të ketë një takim mes bordit drejtues të madrilenëve, ku do të vendoset edhe për largimin e Ancelottit.

Ky i fundit me shumë gjasë do largohet vetëm në përfundim të kampionatit, duke mos qenë në stol për Botërorin e klubeve.

Megjithatë, Ancelotti nuk pritet të qëndrojë pushim për shumë gjatë. 65-vjeçari ka pranuar të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, aventurë të cilën do e marrë në muajin Qershor.

Te Reali ka nisur puna për zëvendësuesin e italianit, i cili i ka komunikuar edhe skuadrës se do të largohet.

Për momentin favorit për stolin e madrilenëve është Xabi Alonso, i cili është në drejtimin e Leverkusen në Gjermani. Megjithatë “Marca” shkruan se në listë është edhe Jurgen Klopp, i cili pëlqehet shumë nga presidenti Florentino Perez.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Manchester United pa “busull” në kampionat, Hojlund i shpëton nga turpërimi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us