Anxhela Peristeri nuk fshihet më, fotografohet krah partnerit! (FOTO)

Nëse flasim për karrierën e saj, Anxhela Peristeri është padyshim një nga artistet më të njohura të muzikës shqiptare. E pranishme prej vitesh në skenë, ajo nuk ndalet me koncertet live dhe projektet muzikore, duke ruajtur gjithmonë një imazh të fortë artistik.

Por kur bëhet fjalë për jetën private, këngëtarja ka zgjedhur një qasje krejt tjetër: ruajtjen maksimale të privatësisë.

Siç raporton Panorama Plus, Anxhela është fotografuar për herë të parë në shoqërinë e një mashkulli, teksa shëtiste qetësisht nëpër rrugët e Tiranës.

Ajo shfaqet e qeshur dhe komode, duke e mbajtur partnerin për krahu, pa tentuar të fshihet nga sytë e paparacëve. Djaloshi brun duket i përqendruar në telefonin e tij, ndërsa Anxhela, edhe pasi vëren praninë e fotografëve, nuk e largon dorën nga krahu i tij.

Një gjest i thjeshtë, por mjaft domethënës për të gjithë ata që prej kohësh kanë pritur të shohin një imazh të çiftit.

Lajme të tjera |  Rozana Radi hedh akuza të rënda për Neda Ballukun: Kërkove ndihmë nëpër korridore për të më goditur mua

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us