Arkitekti i ri që u bë vrasës, kush është 23-vjeçari filipinas që i mori jetën Ilaria Sulës?

Mark Samson, 23-vjeçari i cili akuzohet nga autoritetet italiane për vrasjen e zhdukjen e trupit të shqiptares Ilaria Sula, përshkruhet si një djalë i qetë dhe jo i dhunshëm nga miqtë dhe të afërmit.

Mediat italiane raportojnë se djali me origjinë filipinase që rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij, jetonte me prindërit në lagjen afrikane të Romës.

Ai jetonte një jetë të qetë në rrugën Homs, ende në shtëpi me prindërit e tij, në numrin 8, në zemër të lagjes afrikane.

Në orën 11 të mëngjesit, oficerët e komisariatit të Romës kontrolluan banesën ku jetonte i riu dhe gjithashtu morën në komisariat babanë dhe nënën, një çift që jetonte prej vitesh në Itali. E ëma ishte shtëpiake, ndërsa i ati shërbëtor në shtëpitë e borgjezisë romake.

“Marku ishte një djalë shumë i mirë”, thotë një mik i familjes, gjithashtu filipinas, teksa kalon para apartamentit të rrethuar me shirita nga prokuroria.

Lajme të tjera |  Pse kaq shumë injorantë pro Iranit i gjen në Prishtinë apo Tiranë sesa në Teheran?

“Ai sapo ishte diplomuar për arkitekturë, prindërit e tij janë njerëz shumë të mirë”, shton ai më tej.

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali, del fotografia e ish-të dashurit filipinez të dyshuar si autor i krimit

Profili i tij social mbart një sërë fotosh që tregojnë jetën e lagjes.

“Nëna e tij iu nënshtrua një operacioni në zemër disa kohë më parë”, thotë Maria Pia, 78 vjeç. “Nuk mund ta besoj që ka ndodhur diçka e tillë. Ndonjëherë prindërit janë në rrezik për fëmijët e tyre”, shton fqinja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us