Arrestimet/ Rama: Nuk mbrojmë asnjë, pa PS nuk do të kishte SPAK

Kreu i qeverisë Edi Rama vlerëson punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se po identifikon personat e korruptuar. Në një intervistë të dhënë për “Opinion”, Rama tha se Partia Socialiste nuk mbron asnjë person që është i përfshirë në korrupsion. Në fjalën e tij, Rama tha se përgjegjësi të tij politike do të quante nëse ndonjë përgjegjës për korrupsion mos të i shte kapur.

“SPAK s’po thotë asgjë, përveçse po identifikon dhe po godet ashtu siç duhet të bëj raste të caktuara, ndërsa përgjithësimi që si këta që u kapën janë të tërë e bëni ju. E vërteta është në fakt nëse do të ishte kështu nuk do kishim kursyer gati 1 miliardë euro nga tenderat, nuk do kishim një numër operatorësh ekonomikë që fitojnë gara gati 3-fishin e atyre që fitonin para se të vinim ne,”-tha Rama.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Pak ditë më parë mbajtët një prej fjalimet më të gjata në karrierën tuaj politike lidhur me çështjen e korrupsionit, lidhur me reagimin që duhet të ketë Partia Socialiste. Nuk mund të mos thuhet se Partia Socialiste ka marrë goditje, gati-gati një shkërmoqje që lidhet me korrupsionin.

Rama: Uauu.

Fevziu: Një parti që drejtoret bëjnë dhe i japin tendera vetes në qoftë se është e vërtetë, sepse do të presim drejtësinë që ta japi, por deri tani nga dosja që kemi parë. Një parti që ka kaq shumë ministra dhe kryetar partie në burg.

Lajme të tjera |  Ilir Vrenozi rrëfen 7 minutat e bisedës me Ramën: Unë e kam sharë nga familja, nga qeveria, u habita që më ftoi për kafe

Rama: Unë kam punuar me mbi 40 ministra dhe nga këta ministra janë 3 apo 4 në 10 vite. Partia Socialiste vetëm forcohet dhe vetëm zgjerohet.

Fevziu: A jeni përgjegjës për këtë korrupsion që e ka evidentuar SPAKU?

Rama: Unë jam përgjegjës për faktin që ky korrupsion po evidentohet, sepse po të mos ishte Partia Socialiste nuk do të ishte SPAK.

Fevziu: A ishte ky një sistem korruptiv i ngritur apo është çështje individësh?

Rama: Nuk ka sistem korruptim të ngritur, sepse po të kishte sistem korruptim të ngritur ashtu siç interpretohet nuk do të ishte Shqipëria në tavolinën e negociatave. Komisioni Evropian është institucioni i vetëm që ka dhjetëra e qindra persona të angazhuar që merren 24/7 me faktet. Nuk merren me faktet 24/7 as televizionet, as gazetat, as partitë, asnjeri. Ata merren dhe ata e dinë ekzaktësisht çfarë është çfarë. E dyta unë solla shembujt atje se ne kemi ngritur sisteme dhe po vazhdojmë të ngremë sisteme që e kanë ulur korrupsionin, nuk është ngritur korrupsioni. E treta kjo shpjegohet me faktin se ka një luftë të thelluar kundër korrupsionit dhe këto qe po dalin janë rezultat i kësaj lufte.

Fevziu: Ju vetë e ndjeni veten të njollosur nga ky korrupsion?

Rama: Unë të njollosur?

Fevziu: Penalisht ju nuk keni akuzë, por ju keni në arrati zëdhënësin tuaj, ministra ke në burg.

Lajme të tjera |  Rama: Burrat që s'e kuptojnë rëndësinë e gruas janë gjysmakë! Edhe unë jam çyryk nëse…

Rama: Kjo është një arsye për të thënë bravo Partisë Socialiste. Sepse Partia Socialiste është e para dhe e vetmja forcë politike në historinë e shtetit shqiptar që nga 1912 që ka hequr nga kontrolli politikë dhe që thotë shumë thjeshtë : “Nuk dua ta di fare a je zëdhënësi, a je shoku, a je tjetri ,a je tjetri… Në këtë pikë nuk ka shokë, nuk ka zëdhënës, nuk ka asgjë tjetër por ka një ndarje të menjëhershme, kaq.

Fevziu: Kë do ta quanit ju përgjegjësi tuajën politike?

Rama: Do të quaja sikur mos të ishte kapur asnjë ish-ministër i Partisë Socialiste, sikur mos të ishte kapur asnjë nga drejtorët që janë kapur, sikur të ishin vënë para drejtësisë vetëm ata që janë të krahut tjetër. Kjo do të ishte përgjegjësi shumë e madhe politike. Nëse do të ishte e vërtetë se në Shqipëri ka një vjedhje masive me tendera…

Fevziu: Këtë po thotë SPAKU.

Rama: SPAK s’po thotë asgjë, përveçse po identifikon dhe po godet ashtu siç duhet të bëj raste të caktuara, ndërsa përgjithësimi që si këta që u kapën janë të tërë e bëni ju. E vërteta është në fakt nëse do të ishte kështu nuk do kishim kursyer gati 1 miliardë euro nga tenderat, nuk do kishim një numër operatorësh ekonomikë që fitojnë gara gati 3-fishin e atyre që fitonin para se të vinim ne.

Lajme të ngjashme

Dashi Ju mund të tejkaloni vështirësitë e mundshme që do t’ju paraqiten sot, nëse i keni llogaritur mirë veprimet dhe pasojat e tyre. Tregohuni të kujdesshëm në ambientin e punës. Demi Keni shumë çështje që duhen adresuar menjëherë për të shmangur problemet e mundshme në të ardhmen. Mos u mërzitni me disa çështje të parëndësishme. Binjakët Disa ngjarje dhe lajme do t’ju detyrojnë sot të ndryshoni planet tuaj dhe idetë që keni pasur deri më tani. Mos u mërzisni, përshtatuni me situatën e re, çdo gjë do të shkojë mirë. Gaforrja Mos ndaloni së provuari sepse jeni shumë afër qëllimeve tuaja. Vështirësitë e së kaluarës kanë mbaruar dhe tani e tutje mund të bëni plane të reja për të siguruar një të ardhme më të mirë. Luani Sigurohuni që të kaloni një kohë të mirë sot, pa u mërzitur nga disa gjëra që do të mësoni. Kini kujdes që të mos largoheni nga qëllimet tuaja, në mënyrë që të arrini suksesin që dëshironi. Virgjëresha Fillon një ditë e mirë për ju. Zhvillimet janë pozitive, shpresat dhe dinamizmi juaj, vijnë për të stimuluar moralin dhe gjendjen tuaj psikologjike. Së shpejti do të keni suksesin që po kërkoni. Peshorja Dita ju ndihmon për të zgjidhur shumë çështje, të cilat ende ju mbajnë pezull. Duket se tashmë stresi prej tyre do të çlirohet dhe do të jeni më të qetë dhe më të përqëndruar. Akrepi Kujdesuni sot për të ekuilibruar gjërat paksa më mirë, i dashur Akrep dhe mos lejoni që stresi t’ju pezmatojë ndaj detyrimeve të ndryshme që mund të keni në jetën tuaj të përditshme. Shigjetari Dita sot kërkon që të ndërmerrni hapa të ngadaltë dhe të qëndrueshëm. Sidomos kur ndiheni sikur po arrini burimin, është koha e duhur për të ndaluar dhe për t’u siguruar që keni marrë rrugën e duhur. Bricjapi– Dita është në favorin tuaj. Kështu që fati është në anën tuaj për të luajtur rolin kryesor. Mos kini frikë të merrni hapa por gjithnjë kini parasysh që të ruani durimin. Ujori Sot ju presin shumë obligime. Sigurohuni që të mbaroni aktivitetet që keni dhe nëse me të vërtetë dëshironi të dilni nga rruga, përpiquni të shihni çështjet që ju shqetësojnë shumë. Peshqit Sot mund të mendoni se koha po kalon më shpejt se zakonisht. Organizoni më mirë ditën dhe jepuni përparësi prioriteteve tuaja. Me pak ndihmë nga të dashurit tuaj, do t’ia dilni mirë.

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us