“Askush nuk e dominon Shqipërinë”, ylli i Serbisë, Strahinja Pavlovic, vlerëson kuqezinjtë

Është i ri, por një nga shtyllat e ekipit. Strahinja Pavlovic përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e kombëtares së Serbisë, ndërsa vëmendja e tij është e përqëndruar, përveçse tek sezoni me Milanin, edhe tek eliminatoret e Kupës së Botës.

Ekipi përfaqësues ballkanas do ta nisë këtë edicion pikërisht në Shqipëri përballë kuqezinjve, sfida e parë që pas atyre të paharruarave në 2014 e 2015, në eliminatoret e Kampionatit Europian.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar komentoi duelin në “Arenën Kombëtare” në Tiranë në 7 qershor, në intervistën për të përditshmen kryesore sportive të Beogradit, “Sportski Zhurnal”, dhe u tregua edhe vlerësues, por edhe optimist.

“Ndeshja e parë jashtë fushe është tepër e rëndësishme. Nuk do të jetë aspak e lehtë. Askush nuk e ka mundur me lojë Shqipërinë në Europian, ashtu si edhe në eliminatore. Shqipëria luan shumë fort, por mundemi që të fitojmë dhe të fitojmë një epërsi pas ndeshjes së parë”.

Lajme të tjera |  E KRYER/ Arrihet marrëveshja personale, Arsenal paguan 60 milionë euro për lojtarin e Realit

Në të njëjtën intervistë, Pavloviç deklaron se kombëtarja serbe ka potencial për të sfiduar favoriten e grupit tonë, Anglinë, për të siguruar kualifikimin direkt për në Botëror.

Si provë, ai kujton ndeshjen në grup në finalet e Europianit në Gjermani, ku “tre luanët” fituan 1-0, por Serbia luajti më mirë në pjesën e dytë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us