“Asllani jashtë”, Inzaghi para derbit të Milanos: Ata janë të rrezikshëm, duam të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme

Kristian Asllani nuk po ia del dot të fitojë një vend titullari te Interi. Konkurenca është shumë e fortë dhe në mungesë të minutave të dëshiruara, mesfushori mund të largohet nga zikaltërtit.

Merkatoja e verës për shqiptarin pritet të jetë mjaft e zhurmshme dhe e nxehtë, ku nuk mundojnë edhe interesimet. Një prej ekipeve është po nga Serie A dhe bëhet fjalë për Bolognan. Këto të fundit  kërkojnë përforcime në mesin e fushës, pasi sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i gjatë, kjo edhe për shkak të pjesëmarrjes së tyre në kompeticionet europiane.

Fakti që Asllani mund të luajë shumë mirë në të dyja fazat e lojës, bën që të jetë mjaft i dëshiruar nga drejtuesit e Bolognas. Këto të fundit sipas mediave italiane janë të gatshëm të nisin edhe bisedimet me Interit dhe mbetet të shihet në muajt në vazhdim se çfarë do të ndodhë me këtë pistë.

Lajme të tjera |  FOTO/ Nga ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, te Hyka dhe Lilaj, 25 trajnerë të rinj diplomohen me licencën UEFA A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us