Asllani ‘shkëlqen’ me Interin, ‘regjisori’ i mesfushës vlerësohet me SUPER notë

Interi fitoi bindshëm ndeshjen e sotme kundër Veronës në transfertë. Në sfidën e ligës italiane mbyllur 5-0 për ‘zikaltërit’ ‘shkëlqeu’ legjionari Kristjan Asllani.

Shqiptari luajti për 90 minuta dhe shpërbleu besimin e teknikut Inzaghi. Mesfushori elbasanas asistoi me një kryepasim në brendësi të zonës, në rastin e golit të 4-të.

Përveçse një asistimi dhe shumë pasimeve me vizion dhe me vertikalitet, Asllani mori dhe një super vlerësim. Mesfushori i Kombëtares për paraqitjen e sotme u vlerësua me notën 7.9.

Lojtari shqiptar i klubit nga Milano arriti që të zëvendësonte më së miri turkun e munguar Calhanoglu dhe mbi të gjitha ia kalojë të gjithë të tjerëve në repartin e preferuar, atë të mesfushës.

Asllani me notën e marrë ishte lojtari më i mirë në qendrën e mesfushës tek Interi.

Asllani 'shkëlqen' me Interin, 'regjisori' i

Nota e Kristjan Asllanit
Lajme të tjera |  Nga Premier League te PSG, kampionët e Champions League fusin në “sherr” ekipet e së njëjtës ligë! I “buzëqesh” fati sulmuesit të Kombëtares

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us