Atentati mafioz në Athinë, kush ishte viktima Roan Brahimi, nga konfliktet mes Vis Martinajn te masakra e Fushë Krujës

Roan Brahimaj u vra dje në Greqi, teksa ishte në mjet me të shoqen, e cila ka mbetur e plagosur. Megjithatë duket se 32-vjeçari nuk është një emër i panjohur për botën e krimit në Shqipëri pasi konsiderohet si rivali i të zhdukurit Ervis Martinaj.

Por pse viktima konsiderohej rivali i Martinajt?

Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Ai njihej edhe me emrin Sidorel Prendi.

Shkak për atentatin ndaj Ylli Brahimit u bë mosshlyerja e disa borxheve bixhozi. Gjithçka lindi pasi Ylli e dërgoi Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Roan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.

E gjitha kjo, për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Ibrahimin me fjalë: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!

Lajme të tjera |  I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone që nga java që vjen

Ndaj edhe u hakmorr duke i zënë pritë, por plumbat i morën jetën vetëm Klinsman Preçit, i cili vetëm sa ishte ofruar të shoqëronte në banesë Ylli Brahimin.

Përveç atentatit në Kurbin, Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe ish-nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Por pozita e tij lidhur me këtë ngjarje nuk u zbardh, ose të paktën deri më tani. Megjithatë duket se e shkuara dhe hakmarrja për borxhet e bixhozit e kanë ndjekur edhe në Greqi, atje ku bashkë me të shoqen po prisnin të merrnin fëmijën nga parku. Gruaja e tij aktualisht ndodhet në spital, ndërsa 2 autorët ende nuk janë identifikuar nga Policia greke

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us