Atentati në Tiranë/ Po udhëtonte paralelisht me “G-Class-in” e sulmuar, makina e qytetarit u prek nga plumbat

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së 17 prillit në Lundër në Tiranë. Një qytetar i rastësishëm, i ka shpëtuar breshërisë së plumbave. Në momentin e sulmit, një ri ka qenë duke udhëtuar paralelisht me një makinë tip “ford” në momentin kur ndodhi sulmi ndaj makinës tip “G-Class”, ku në të po udhëtonin familjarët e drejtorit të “Pelikani Security”. Makina e të riut ka marrë një 1 plumb në derën e makinës, fatmirësisht ai nuk është lënduar.L

I riu ka ikur me shpejtësi në gjendje të frikësuar dhe është futur në parkimin e një qendre tregëtare ku më pas ka njoftuar Policinë për ngjarjen e rëndë. Ai ka dhënë dëshminë e tij, por pavarësisht se ka qënë dëshmitarë okular ai nuk ka mundur të shquaj autorët, pasi sipas tij gjithcka ka ndodhur shumë shpejtë dhe është larguar. Policia dhe Prokuroria e Tiranës, përveç pistës se mund të ketë një ngatërresë, po hetojnë edhe mundësinë që sulmi është bërë kundër pronarëve të e kompanisë së sigurisë fizike “Pelikani Security”, dhe po hetohet nëse kanë pasur konflikte të mëparshme.

Lajme të tjera |  Berisha në Dibër: Në këtë moshë që jam, s’kam ambicie për para e luks, jam në krye të 25 partive për të bërë Shqipërinë të jetueshme

Po ashtu, Policia mori në pyetje në Lezhë edhe bashkëshorten e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra 2 orë para ngjarjes, por ajo ka deklaruar se nuk e kishte idenë as se kush mund t’ia ketë ekzekutuar vjehrrin apo që të kishte lidhje me plagosjen e 4 personave në Tiranë. Ajo tha se në momentin e plagosjes së tyre ndodhej në Milot. Në dëshminë e saj, ajo ka theksuar se nuk ka probleme me persona të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka pasur bashkëshorti.

Sipas pistës së ngritur nga Policia, autorët dyshohet se kanë qenë duke pritur në një zonë dhe kanë ngritur edhe një gardh metalik afër rrugës kryesore për t’u fshehur. Pas atentatit autorët me motor tip “Dukati” janë nisur drejt Elbasanit, ku kanë humbur edhe gjurmët.

Lajme të tjera |  “Korrupsioni nuk është fenomen shqiptar”- Xhafaj komenton opozitën: Berisha, lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte për të shkruar drejt fitores

33 gëzhoja u gjetën nga Policia në vendngjarje, 8 plumba goditen makinën “G-Class”. Ndërsa 1 plumb tjetër makinën tip “FORD” të një qytetari të rastësishëm. Deri më tani, janë shoqëruar në Polici disa persona me precedentë të mëparshëm penale, por as marrja e tyre në pyetje dhe as hetimet e deritanishme nuk kanë sjelle ndonjë rezultat.

Autorët dyshohet se kanë ndjekur mjetin tip ‘G Class’, ku po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Kian Mullaj, 19 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç dhe Dior Demiraj, 11 vjeç. Këta të fundit janë djemtë e pronarit të kompanisë private “Pelikan Security”. Të katër po ktheheshin nga festa e ditëlindjes së 11-vjeçarit në momentin që një motor ka nisur t’i sulmojë tek rrethrrotullimi i Shkozës. Më pas i ka ndjekur duke i qëlluar me breshëri plumbash në ecje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us