Atentati për GJ*KMARRJE në Bruksel, Policia nis kontrollet në Mirditë!

Policia e Brukselit po kërkon informacione më të hollësishme nga policia shqiptarelidhur më ngjarjen e ndodhur në Schaarbeek ku mbeti i plagosur 44 vjecari nga Mirdita, Agustin Kaza.

Hetuesit po e lidhin ngjarjen në fjalë me një hasmëri të vjeter që familja Kaza ka me fisin Gjini.

Lidhur më këtë rast drejtoria vendore ka nisur nje aksion lidhur me gjetjen e personave të familjes Gjini.

Nga verifikimet e kryera në Mirditë ka rezultuar se asnjeri prej personave të kesaj familje nuk ndodhen në Rrëshen apo përreth saj, por janë identifikuar më banim në zonën e Lezhës dhe Talës.

Me qëllim parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale dhe ndalimin e sagës së gjakmarrjes policia ka angazhuar forcat e FNSH për kontrolle me shpeshta në zonat ku jetojne anëtarët e familjës Gjini.

Lajme të tjera |  Kush mund ta pasojë Papa Françeskun? Nëntë kandidatë të mundshëm

Saga e gjakmarrjes ka nisur në vitin 1994 ku në Rreshen u vra Shefi i Krimeve, Ndue Kaza. Sipas shtypit të asaj kohe si autor policia ka identifikuar, Dod Gjinin.

Por 3 vite pas kësaj ngjarje dhe pa marrveshje mes familjeve për një pajtim vëllai i komisarit të vrarë mori hak duke vrarë dy vëllezërit Dod dhe Agustim Gjini.

Vëllai i komisarit, Martin Kaza u dënua nga gjykata me 22 vite burg, por ai arriti të arratiset duke jetuar në Londër. Sipas raportimve personi i qëlluar në Bruksel rezulton të jetë vëllai i Martinit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us