Prezantuesja argjentinase Florencia Peña e cila shpërndau lajmin e rremë sikur babai i Leo Messit ka ndërrua jetë, mësohet se ka dhënë dorëheqjen e saj nga televizioni për të cilin punonte.
Florencia Peña bëri një raportim të rremë gjatë prezantimit të emisionit “El Show del merano”, ku të enjten u shpreh se sipas burimeve mësohet se Jorge Messi ka mbyllur sytë përgjithmonë.
“Nuk dua të shpërndaj lajme të këqija, por ka vdekur babai i Leo Messit” u shpreh prezantuesja.
Menjëherë sapo lajmi bëri xhiron e rrjetit, erdhi reagimi rrufe nga familja e Messit.
Ata e përgënjeshtruan raportimin ndërsa thanë se Jorge është i diagnostifikuar me një sëmundje por nuk ka vdekur.
“Ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe gjendja e tij po përmirësohet” u shprehën familja e futbollistit sipas ESPN.
Pas reagimit të familjes së Messit, prezantuesja pretendoi se i ishte dhënë informacion i paverifikuar në lidhje me babain 68-vjeçar të Messit dhe e kishte përhapur atë nxitimthi.
“Duhet të sqaroj se ky informacion i rremë më është dhënë drejtpërdrejt në transmetim sikur të ishte verifikuar nga ekipi i prodhimit të shfaqjes dhe unë i kam besuar”, shkroi Peña në Instagram Story të enjten.
Ndërsa mësohet se së fundmi ajo ka dhënë dorëheqjen për shkak të situatës së krijuar.





