Bardhi kallëzim në SPAK: Po blihen vota në Fier

NJOFTIM PËR SHTYP

Ditën e sotme kam dorëzuar në SPAK provat e pakundërshtueshme të korrupsionit zgjedhor të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale në qarkun e Fierit. Dua të falenderoj me mirënjohje socialistët e ndershëm të Shtabeve të PS që raportojnë shkeljet sepse nuk pranojnë dot krimet zgjedhore si formë për të mbajtur në këmbë një pushtet të degraduar.

Një listë e plotë me qindra emra, e gjeneruar nga shtabet elektorale të Partisë Socialiste, në të cilin krahas emrit, atësisë, mbiemrit, shënohet qendra e votimit, arsimi, punësimi i mëparshëm, pozicioni në strukturat e PS-së apo angazhimi në fushatë, si dhe premtimi për t’u punësuar në një pozicion në administratën shtetërore apo vendi i punës ku është emëruar personi në këtë periudhë zgjedhore.

Për ta ilustruar me një shëmbull nga kjo listë, pa dëmtuar sekretin hetimor: “Shtetasi S.Ll., me arsim pedagogji, i punësuar më parë në Albpetrol, kryetar i Organizatës Socialiste në Qendrën e Votimit 2983/1, kërkon të punësohet te DPSHTRR ose drejtor në Bashki.”. Në databaze shënohet edhe porosia e lënë për punësim apo fakti nëse personi i ka sjell apo jo dokumentet e punësimit elektoral.

Lajme të tjera |  “Korrupsioni nuk është fenomen shqiptar”- Xhafaj komenton opozitën: Berisha, lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte për të shkruar drejt fitores

Në rastin konkret jemi përpara konsumimit të veprës penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, në formën e premtimit për vende pune apo punësimit për të mbështetur Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj, për të cilën Kodi Penal parashikon ndëshkimin me burg deri në 5 (pesë) vjet.

SPAK ka mundësinë e artë të dëshmojë sa serioze është strategjia dhe Task Forca që ka ngritur për të luftuar krimet zgjedhore, duke kryer që sot identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës të kësaj skeme kriminale, duke filluar nga drejtuesja politike e PS-së për qarkun Fier dhe secili vartës i saj, pjesë e bandës elektorale, që e ka kthyer Fierin në shesh të korrupsionit madhor dhe paligjshmërisë flagrante prej disa muajsh tashmë. Deri më tani për fat të keq nga SPAK përveç njoftimeve për hapjen e një zyre apo dhurimit të disa kompjuterave nga OSBE, nuk është vërejtur asnjë angazhim real për të goditur krimet zgjedhore që konsumohen para syve të të gjithëve çdo sekond në qarkun e Fierit.

Lajme të tjera |  Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhet dëshmia e nënës së autorit: Ishte si një demon…

Ky rast provon se Edi Rama, Belinda Balluku dhe Partia Socialiste jo vetëm nuk kanë hequr dorë nga krimi dhe korrupsioni zgjedhor, por tashmë e kanë ngritur në një nivel tjetër, duke blerë drejtpërdrejt vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Disa me para në dorë, disa të tjerë me leje dhe licenca, të tjerë me legalizime a certifikata pronësie, të tjerë me vende pune, diku me presion kriminal ndaj bizneseve, e dikë tjetër me presion nga grupet kriminale. Gjithçka dhe çdo gjë për të mbajtur pushtetin e krimbur nga korrupsioni dhe për të pamundësuar rotacionin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us