Bardhi publikon videon: Pensionin 200 euro do ta bëjmë ne, Qeveria aktuale nuk e realizon dot

Drejtuesi politik i Qarkut të Fierit, njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmet Bardhi, përmes një video të publikuar në rrjetin Facebook, ironizon Kryeministrin për fushatën që bën.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Ka një fjalë të urtë që thotë se “kur një klloun shkon në pallat, ai nuk bëhet mbret, por pallati bëhet cirk”.  Asgjë më shumë sesa kjo nuk i shkon Edi Ramës. 6 muaj më parë, kur ne u angazhuam për rritjen e pensioneve mbi 200 euro, na tha se po falimentonim shtetin. Tani, ka shkuar tek premtimi ynë, por që ai s’e realizon dot.

Ndiqeni me zë dhe me figurë kryeministrin që mashtron dhe ndëshkojeni me votë!

Lajme të tjera |  Tentoi të arratisej apo vetëdorëzua? Zbardhet e vërteta e arrestimit të shefit të Qarkullimit. Çfarë u zbulua nga përgjimet (PAMJET)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us