Basha ironizon kryeministrin: Tani që amerikanët u kthyen në SPAK, a do trashet 7×7 = 313?

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar sërish kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ky i fundit nuk u kthen përgjigje qytetarëve që e pyesin tek rubrika e tij në rrjetet sociale, për amerikanët që u kthyen në SPAK.

Basha i kërkon Ramës që t’u kthejë përgjigje dhe t’u tregojë se, tani që Amerika u kthye në SPAK, “a do trashet 7×7 = 313, apo jo?”. Në fund ai paralajmëron kryeministrin se filluan sirenat e Policisë.

“O Rame, po më vijnë ankesa Rame që nuk i jep përgjigje robve tek ajo rubrika e mgjesit që bo ti ‘hu m’hu’. T’kanë pyt o Rame pse s’përgjigjesh për amerikanët që janë kthyer në SPAK. E meqë ke thonë që veshi, syni dhe lidhja e tyre janë Euroatlantikët, m’pysin mu ça ka Rama që s’jep përgjigje. Pse s’kthe përgjigje mo Rame? Ktheu njerëzve përgjigje tashi që u kthy Amerika në SPAK, a ndryshon noj gjo, apo trashet 7×7 = 313, Rame. O Rame, filluan sirenat e policisë më duket” – shprehet Basha.

Lajme të tjera |  E akuzoi se mori 20 mijë vota me ndihmën e bandave, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mezi pres shtatorin të jemi sy më sy në Parlament

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us