Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputet, Gazmend Koduzi dhe Egert Haxhiu, zhvilloi një takim me fermerë të Baldushkut në Tiranë.
Basha shënjestroi Sali Berishën, për të cilin tha se bërtet se do të luftojë korrupsionin, ndërkohë që pranë tij ka persona si Ilir Meta e Elvis Rroshi apo me ish-prokurorë e gjyqtarë, duke iu referuar Arjan Ndojës dhe Gjin Gjoni, që janë në listat e PD.
“Me cilin do luftojë korrupsionin? Me Ilir Metën apo me Vis Roshin, apo me prokurorët dhe gjyqtarët që i ka hequr vettingu për korrupsion. Ça mendoni ju që do vij Ilir Meta deputet dhe do luftohet korrupsioni?”, tha Basha.
Sipas tij, Koalicioni Euroatlantik dhe numri 4 është realisht në mbështetje të drejtësisë dhe për dhënien fund të pandëshkueshmërisë.