NDODH në Gjirokastër/ Basti me shokët për 10 mijë lekë të vjetra, hidhet nga dritarja e klasës 16-vjeçari!

Një tjetër ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër ku një nxënës është hedhur nga dritarja e klasës së tij.

Në rrethana ende të paqarta, nxënësi i vitit të 2-të i idenfikuar si A. M. 16 vjeç, papritur ka hapur dritaren e klasës dhe është hedhur në oborrin e shkollës.

Sipas asaj që raportohet në media, nga dëshmia e 3 shokëve të klasës mësohet se 16-vjeçari është hedhur nga dritarja pas një basti të vendosur me shokët e tij me 10 mijë lekë të vjetra.

Sakaq 16-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore pasi nga hedhja ka pësuar disa lëndime, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Kujtojmë që ngjarje të rënda janë regjistruar pak më parë në këtë gjimnaz.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Në tre muajt e fundit dy nxënës të gjimnazit “Siri Shapllo”, Irsa Muçollari dhe Veip Peçi i kanë dhënë fund jetës, ndërsa shkaqet vijojnë të mbeten të pazbardhura.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us