Basha thirrje emigrantëve të votojnë: Në zgjedhjet e 2025 ju ftojmë të bëheni pjesë e ndryshimit, të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, ku ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke i cilësuar si ambasadorët më të fuqishëm të Shqipërisë.

Basha vuri theksin te sfidat që i kanë detyruar shumë shqiptarë të emigrojnë, përfshirë korrupsionin, mungesën e meritokracisë dhe krizën ekonomike. Ai gjithashtu ftoi të gjithë emigrantët të marrin pjesë me votë në zgjedhjet e 2025.

Postimi i plotë i Bashës:

Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, një përshëndetje me mirënjohje dhe respekt për të gjithë shqiptarët që, ndonëse larguar nga vendlindja, mbajnë gjithmonë Shqipërinë në zemër.

Ju, me punën, sukseset dhe përkushtimin tuaj, jeni ambasadorët tanë më të fuqishëm dhe forca që na frymëzon për një të ardhme më të mirë.

Lajme të tjera |  Netanyahu paralajmëron Iranin: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Emigrimi nuk duhet të jetë e vetmja mundësi. Për fat të keq, korrupsioni, mungesa e meritokracisë dhe e mundësive, kriza e shëndetësisë, degradimi i arsimit, cënimet e lirisë dhe të drejtave, kanë detyruar mijëra shqiptarë të lënë atdheun e tyre.

Por ky realitet mund të ndryshojë! Në vitin 2025, ju ftojmë të bëheni pjesë e ndryshimit. Vota juaj është fuqia për të ndërtuar një Shqipëri ku ju mund të ktheheni dhe jetoni me dinjitet, ndërsa të dashurit tuaj këtu të çlirohen nga ankthi dhe pasiguria ekonomike që i shtrëngon të mbijetojnë me kursimet që bujarisht dërgoni.

Së bashku mund të rikthejmë shpresën dhe të ndërtojmë një të ardhme ku asnjë shqiptar të mos ndihet i detyruar të largohet! Votoni për një Shqipëri më të drejtë dhe më të fortë!

Lajme të tjera |  “Janë hapur mbi 1 mijë adresa false”/ Karamuço: Protesta në Tiranë po shfrytëzohet nga qarqe të errëta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us