Avokati Spartak Ngjela, i ftuar i moderatores Fiori Dardha në “Breaking” të “Top News”, foli edhe në lidhje me situatën e Fredi Belerit, pasi u shpall kandidat për eurodeputet i partisë “Demokracia e Re” të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis
I pyetur se përse kryeministri grek e ka bërë këtë zgjedhje, avokati tha se e gjithë çështja është se Greqia do të marrë Himarën, por nuk ka asnjë shans, sipas tij.
“Intelekt i ulët politik, i është kthyer në mani çështja e Himarës. Ku përfituan? I ndihmoi Saliu, iu dha një status minoritar, ata janë lebër. Himara është e Labërisë. Ka një lagje në Himarë që flasin ‘shatra patra’, janë ata që kanë bërë tregti me Korfuzin, gjysmë shqip, gjysmë greqisht. Ata i kanë quajtur minoritar dhe morën pensione. Greqia e ka pas ëndërr atë zonë, Himarën e ka quajtur domosdoshmëri, nuk e merr dot”, tha Ngjela.
Lidhur me deklaratat që thuhet se vijnë nga shtabi i Fredi Belerit, që ky e fundit e dinte që do të arrestohej dhe se e ka bërë me qëllim që të faktorizohej dhe për të arrestohet, avokati i quajti injorantë dhe hajvanë.
“Këta nuk janë pasardhës të grekëve të vjetër. Ata Kalin e Trojës kanë, si më të madhin. Këta kanë ardhur nga Anadolli, janë racë e zezë shumica. Këta janë kot, s’kanë lidhje me Greqinë. Kali i Trojës ishte dredhia më e madhe e tyre, këta janë hajvanë, injorantë, i njoh unë”, u shpreh ai.
Avokati e quajti Belerin gjithashtu një kukull që po përdoret.
“Nuk e bëjnë dot. Çfarë është Beleri, një kukull që di të flasë vetëm 100 fjalë. Çfarë do bëjë Beleri… Ka mundësi të ketë karizëm ai në Shqipëri. Lodhen kot, por e duan domosdoshmërisht. Mua më kanë thënë këto të minoritetit, që nuk pyesin për ne. Gjithë mendjen e kanë te Himara. Mendjengushtësi, çfarë do i bëjnë Himarës ata?”.
Sipas avokatit, “është fyerje historike për Greqinë që merren me Belerin. Si mund të merret një kryeministër e një shteti me një injorant si Beleri, pa shkollë pa gjë”.