Belgjika pa Courtois, gardiani nuk do të jetë në Euro 2024

Thibaut Courtois nuk do të jetë pjesë e Belgjikës në Kampionatin Europian, Gjermani 2024. Trajneri i kombëtares Domenico Tedesco tha se gardiani nuk do të thirret, pasi ka qëndruar jashtë për pjesën më të madhe të sezonit, për shkak të një dëmtimi. 31-vjeçari në gusht këputi ligamentet e më pas dëmtoi meniskun. Por ai do të jetë në dispozicion të teknikut Carlo Ancelotti në vazhdim.

Për gazetën gjermane ‘Kicker’, Tedesco tha se stafi po fokusohet te lojtarët që janë në formë të mirë. Italiani ende nuk e ka përfunduar listën e futbollistëve që do të grumbullojë për finalet e Europianit.

Courtois, ende nuk ka arritur formën më të mirë pas ndërhyrjeve, por sipas mediave spanjolle është i disponueshëm për teknikun Ancelotti për sfidën e radhës në La Liga ndaj Cadiz. Ai konsiderohet si një nga portierët më të mire në botë, me 102 ndeshje me “Djajtë e kuq”.

Lajme të tjera |  Barcelona nis punën, drejtuesit “pikasin” në Serie A zëvendësuesin e mundshëm të De Jong

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Dashi Ju mund të tejkaloni vështirësitë e mundshme që do t’ju paraqiten sot, nëse i keni llogaritur mirë veprimet dhe pasojat e tyre. Tregohuni të kujdesshëm në ambientin e punës. Demi Keni shumë çështje që duhen adresuar menjëherë për të shmangur problemet e mundshme në të ardhmen. Mos u mërzitni me disa çështje të parëndësishme. Binjakët Disa ngjarje dhe lajme do t’ju detyrojnë sot të ndryshoni planet tuaj dhe idetë që keni pasur deri më tani. Mos u mërzisni, përshtatuni me situatën e re, çdo gjë do të shkojë mirë. Gaforrja Mos ndaloni së provuari sepse jeni shumë afër qëllimeve tuaja. Vështirësitë e së kaluarës kanë mbaruar dhe tani e tutje mund të bëni plane të reja për të siguruar një të ardhme më të mirë. Luani Sigurohuni që të kaloni një kohë të mirë sot, pa u mërzitur nga disa gjëra që do të mësoni. Kini kujdes që të mos largoheni nga qëllimet tuaja, në mënyrë që të arrini suksesin që dëshironi. Virgjëresha Fillon një ditë e mirë për ju. Zhvillimet janë pozitive, shpresat dhe dinamizmi juaj, vijnë për të stimuluar moralin dhe gjendjen tuaj psikologjike. Së shpejti do të keni suksesin që po kërkoni. Peshorja Dita ju ndihmon për të zgjidhur shumë çështje, të cilat ende ju mbajnë pezull. Duket se tashmë stresi prej tyre do të çlirohet dhe do të jeni më të qetë dhe më të përqëndruar. Akrepi Kujdesuni sot për të ekuilibruar gjërat paksa më mirë, i dashur Akrep dhe mos lejoni që stresi t’ju pezmatojë ndaj detyrimeve të ndryshme që mund të keni në jetën tuaj të përditshme. Shigjetari Dita sot kërkon që të ndërmerrni hapa të ngadaltë dhe të qëndrueshëm. Sidomos kur ndiheni sikur po arrini burimin, është koha e duhur për të ndaluar dhe për t’u siguruar që keni marrë rrugën e duhur. Bricjapi– Dita është në favorin tuaj. Kështu që fati është në anën tuaj për të luajtur rolin kryesor. Mos kini frikë të merrni hapa por gjithnjë kini parasysh që të ruani durimin. Ujori Sot ju presin shumë obligime. Sigurohuni që të mbaroni aktivitetet që keni dhe nëse me të vërtetë dëshironi të dilni nga rruga, përpiquni të shihni çështjet që ju shqetësojnë shumë. Peshqit Sot mund të mendoni se koha po kalon më shpejt se zakonisht. Organizoni më mirë ditën dhe jepuni përparësi prioriteteve tuaja. Me pak ndihmë nga të dashurit tuaj, do t’ia dilni mirë.

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us