Bëri fushatë për paqe dhe doli kundër luftës në Ukrainë, kandidates së pavarur i refuzohet pjesëmarrja në zgjedhjet ruse

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë ka refuzuar aplikimin e një kandidateje, që bën thirrje për paqe, për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Komisioni tha se ka pasur gabime në dokumentet e dorëzuara nga Yekaterina Duntsova, ish-gazetare dhe këshilltare komunale, e cila ka bërë fushatë për paqe dhe procese demokratike, raportuan mediat ruSe.

Shefja e Komisionit, Ella Pamfilova, tha se anëtarët e komisionit, në mënyrë unanime refuzuan aplikimin e Duntsovas për garim në zgjedhje, të cilat pritet që presidenti Vladimir Putin t’i fitojë me lehtësi.

Komisioni tha se Duntsova nuk mund të kalojë në fazën e re për të mbledhur nënshkrimet e mijëra mbështetësve të saj.

Pamfilova i tha asaj: “Jeni grua e re, keni gjithçka para vetes”. Duntsova, 40 vjeçe, kishte dorëzuar dokumentet për pjesëmarrje në zgjedhjet e marsit si kandidate e pavarur. Pamfilova tha të shtunën se 29 persona deri më tani kanë aplikuar për të garuar në zgjedhjet presidenciale.

Lajme të tjera |  “Jam i zhgënjyer me vlonjatët”, Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Moska për vite me radhë ua ka mohuar pjesëmarrjen në zgjedhje dhe në jetën politike figurave opozitare, shtypje që është intensifikuar pasi Kremlini urdhëroi dërgimin e trupave në Ukrainë në fillim të vitit 2022./REL

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us