Berisha bisedë me shqiptarët në 62 qytetet të botës: Kanë mbetur dhe 72 orë, emigrantët të regjistrohen për të votuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një video-telefonatë me përfaqësuesit e komuniteteve shqiptare në 62 qytete të botës.

Ky regjim

, i cili në disa aspekte ka goditur më rëndë materien e kombit shqiptar se çdo regjim tjetër.Vetëm në 10 vite statistikat e BE-së tregojnë se nga Shqipëria në hapësirën Shengen, emigruan 1 milionë e 99 mijë shqiptarë, pa llogaritur këtu SHBA, Kanada e shtete të tjera që nuk përfshihen në hapësirën Shengen.

Në 10 vite rreth 45% e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria.

Në rast se vazhdon ky trend, Shqipëria e vërteta është se demografikisht shkon drejt reduktimit dhe mbett thjeshtë një nocion gjeografik.

Në kohën kur ky vend, ju vetë e dini, pa pasuri përrallore, potenciale përrallore për secilin prej jush dhe gjithë shqiptarët që të ndërtojnë ëndërrën më të bukur të jetës në Shqipëri.

Ndaj dhe thirrja ime është edhe këto 72 orë që kanë mbetur ta bëjmë natën ditë, të bëjmë çdo përpjekje për të regjistruar çdo shqiptar, shqiptare që njohim jashtë Shqipërisë në mënyrë që të firmosim në 11 maj ndarjen e Shqipërisë nga e keqja.

Të përmbysim një diktaturë të dytë, narkodiktaturën e instaluar dhe të bazuar mbi drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Të krijojmë mundësitë reale që djemtë dhe vajzat e Shqipërisë të ndërtojnë ëndrrën e tyre në Shqipëri”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  "Përfaqësues i denjë i qytetarëve", Meta fushatë nga qelia për kandidatin e PL për deputet, ja mesazhi që jep

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us