Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një konferencë për media, është shprehur se kur të vijnë në pushtet, “do presim me gërshërë dorën që do të guxojë të prekë paratë e qytetarëve.”
Berisha gjithashtu deklaroi se ai i mban premtimet, ndërsa shtoi se “autostrada Shkodër-Milot dhe Bypass-i i Elbasanit do jenë dy veprat e para publike që do të ndërtojë qeveria menjëherë sapo të vijë në pushtet.”
Berisha: Ky start nuk ndalet derisa shqiptarët të dalin në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet ky është zotimi ynë. Ndaj pata takim aq të zjarrtë në pallatin e sportit në Shkodër.
Qytetarëve do tu kthejmë paratë. Do presim me gërshërë dorën që do të guxojë të prekë paratë e tyre.
Sali Berisha është i njohur për mbajtjen e padiskutueshme të premtimeve, dhe unë u zotova për zero tolerancë për krimin e organizuar. Autostrada Shkodër-Milot dhe Bypass-i i Elbasanit do jenë dy veprat e para publike që do të ndërtojë qeveria menjëherë sapo të vijë në pushtet.