Berisha e Rama bëjnë ‘xing’ në të njëjtën datë në Itali, njoftojnë takimet me shqiptarët në Brescia dhe Milano

Në të njëjtën datë kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike do të jenë këtë të diel në Itali në një takim me diasporën.

Kryesocialisti ka njoftuar në rrjetet sociale se takimi me shqiptarët në Milano do të jetë në orën 15:00, ndërsa demokratët një orë më pas në orën 16:00 në Brescia.

Berisha e Rama bëjnë 'xing' në të

Rama së bashku me përfaqësuesit e strukturave socialiste do të takohet me shqiptarët në “Centro Congresi”, në Malpensa Fiere, në Busto Arsizio. Ndërsa takimi i Berishës do të zhvillohet në Teatro Clerici, Via San Zeno 168 në Brescia, raporton A2 CNN.

Berisha e Rama bëjnë 'xing' në të

Takimet e tyre me shqiptarët në diasporë vijnë në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ku si kryeministri Rama dhe kryedemokrati Berisha do të kërkojnë votën e shqiptarëve jashtë vendit, të cilët votojnë për herë të parë në këto zgjedhje.

Lajme të tjera |  “S’ka vajzë për ty nëse je me kënetën”, Rama-grave socialiste: Ku duhet të bazohet krushqia me demokratët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us