Berisha: Falja e gjobave, ligji i blofit! Qeveria e PD do t’i kthejë qytetarëve paratë që kanë paguar! Ja projekti për 100 ditët e para

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron ligjin e faljes së gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale si “ligjin e blofit” .

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha u shpreh se kur PD të vijë në pushtet do t’i kthejë qytetarëve të gjitha paratë që i kanë paguar në formën e gjobave.

“Ligji i blofit ishte  ligji i faljes së gjobave që nuk janë gjoba. Asgjë gjobë e vendosur bazuar në atë nen të rrëzuar nga GJK jo vetëm që nuk mund të kërkohet, por detyrohet shteti që t’ia riktheje.

Garantoj se qeveria e PD do ti riktheje ato gjoba, qindarkë për qindarkë, kushdo që ka paguar gjobë sipas atij nenin do të marrë paratë mbrapsht”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  “Janë hapur mbi 1 mijë adresa false”/ Karamuço: Protesta në Tiranë po shfrytëzohet nga qarqe të errëta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us