Berisha kërkon votën më 11 maj: Ne do t’ju kthejmë paratë që jua kanë vjedhur në 12 vite

Këtë të premte pasdite kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur në një takim me banorët dhe anëtarët e degës nr. 2 në Tiranë. Ai e nisi fjalën e tij me akuza ndaj qeverisë duke thënë se kanë kryer korrupsion me tenderat e rrugëve.

“Për ndërtimin e djegësit të kryeqytetit taksat e shqiptarëve janë dhënë 130 mln euro dhe ai nuk ka gjurmë kund, as paratë, sepse kanë shkuar në kontot e Ramës dhe suitës së tij. Sot me një dorë, vetëm në Unazën e Tiranës, e kanë ndarë në 14 kontrata, ju garantoj që në botë një tenderim i tillë nuk mund të gjendet. Është ndarë në 14 kontrata sepse çdo km është ndërtuar më 17 mln euro”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  “Korrupsioni nuk është fenomen shqiptar”- Xhafaj komenton opozitën: Berisha, lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte për të shkruar drejt fitores

Berisha premtoi se nëse fiton në 11 maj, do të luftojë korrupsionin dhe paratë do t’ua kthejë qytetarëve.

“Ne kemi të gjithë trashëgiminë, forcën dhe vullnetin t’i rikthejmë fort luftës kundër korrupsionit, vjedhjes së parave tuaja dhe do t’ua kthejmë juve. Do i kthejmë në rroga, pensione, shërbime. Pra pastrimi i shtëpisë është shtylla qendrore ku bazohet programi ynë”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us