Berisha në Berat: Premtimin e ishullit të Osumit e mori lumi, Edi Ramës i ngeli turpi dhe mashtrimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi me fushatën elektorale në Berat ku prezantoi kandidatët e Aleancës Shqipëria Madhështore.

Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama, më saktësisht premtimin e tij për një ishull në lumin Osum.

Ai akuzoi qeverinë se nuk ka investuar në qytet.

“Berati, diamant në kurorën e trashëgimisë kulturore botërore, këto 12 vite njohu një varfërim të banorëve të saj, një varfërim shumë të pamerituar, ky qytet, ky rreth. Mendoni për një moment, të duket se është qyteti i kohës së ndaluar. Qyteti nuk njohu, jo që nuk njohu investime, por edhe universiteti u mbyll. Universiteti, i cili i jepte qytetit gjallëri, shpresë dhe besim. Berati, të cilit iu premtua ishulli i Osumit, premtimin e ishullit e mori lumi. Kurse, Edi Ramës i ngelet turpi dhe mashtrimi”, tha Berisha.

Berisha tha se në zgjedhjet e 11 Majit ndahen epokat.

“Pra, po shkojmë drejt një vendimi të madh, që çdo qytetare dhe qytetar i Beratit, i këtij qarku dhe tërë Shqipërisë do marrë më 11 maj për t’u ndarë me një të keqe e cila dëmtoi kombin, zbrazi Shqipërinë, pakësoi shqiptarët sa asnjë luftë, sa asnjë epidemi, sa asnjë fatkeqësi në tërë historinë e tyre”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Berisha në Dibër: Në këtë moshë që jam, s’kam ambicie për para e luks, jam në krye të 25 partive për të bërë Shqipërinë të jetueshme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us