Berisha në Dibër: Në këtë moshë që jam, s’kam ambicie për para e luks, jam në krye të 25 partive për të bërë Shqipërinë të jetueshme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një vizite në Dibër u shpreh se është në krye të një koalicioni prej 25 partish, me një mision të qartë për të ndryshuar realitetin shqiptar.

Duke folur për angazhimin e tij politik, Berisha theksoi se nuk ka më ambicie për para apo luks. Ai tha se është i përkushtuar për t’ju shërbyer qytetarëve dhe për ta kthyer Shqipërinë në “vendin e ëndrrës shqiptare”.

“Entuziazmi juaj sot është dëshmia e pranverës dibrane të demokracisë. Koalicioni i Shqipërisë Madhështore është më i madhi në demokraci. Kjo trevë i dha kombit, mbretin që ndërtoi shtetin e parë të shqiptarëve, që i dha vendit Qeverinë e parë të Lidhjes së Prizrenit. Rroftë Dibra, Mati, Bulqiza, rroftë Shqipëria. Jam në krye të një koalicioni me 25 parti. Do të jem shërbëtori juaj, vij tek ju me misionin për të bërë gjithçka, që situata të përmbyset, që Dibra dhe Shqipëria të kthehet në vendin e ëndrrës shqiptare. Në këtë moshë, s’kam ambicie për para e luks, por kam mision që të bëj gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj. Programi i PD do të realizohet. Ne taksat që mbledhim, do ua kthejmë paratë qytetarëve”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  “Burrat, gjysmën e trurit e kanë me ujë kënete”- Rama: Gratë, me mision të madh! Nëse do ju iknin një muaj, do vinit vërdallë të parruar e të palarë! Vetëm bishti do ju mungonte

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us