Berisha: Një gjykatës ka urdhëruar SPAK të hetojë për vilën e Ramës në Surrel

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se një gjykatës i ka kthyer SPAK dosjen për hetimin e vilës së kryeministrit Edi Rama në Surrel.

Duke folur para qytetarëve dhe simpatizantëve të njësisë nr. 5 në Tiranë, Berisha tha se SPAK e kishte mbyllur çështjen e denoncuar nga aktivistja Adriana Kalaja, por një gjykatës e ka kthyer mbrapsht duke urdhëruar vijimin e hetimeve.

“Një gjykatës, besnik i ligjit, as emrin nuk ia di, i ktheu sot Skapit të partisë, hetimin për sarajet e Surrelit. Zonja Kalaja dhe PD e çoi sepse aty është një gropë e zezë korrupsioni. E çoi në Skap, por skapistët mjeranë, e transferuan në prokurorinë e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës nuk mund të hetonte kryeministrin, që me ligj dhe Kushtetutë i takon vetëm Skapit. Nuk mundet prokuroria e Tiranës të hetojë kryeministrin imunitar. Por Skapi përsëri refuzoi dhe në fund doli një gjykatës, besnik i ligjit dhe urdhëroi Skapin që të hetojë çështjen”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Përleshje në burgun italian! Të burgosurit shqiptarë përplasen me grupin rival, plagosen 4 efektivë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us