Sali Berisha është shprehur se PD, në zgjedhje të lira, i fiton zgjedhjet në mënyrë absolute. Sipas tij këtë e tregojnë edhe sondazhet.
“Sipas manipulimeve që ka, ai (Rama) beson gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre. Sondazhet tregojnë se në zgjedhje të lira, fitimtar absolut është PD dhe Partia e Krimit kthehet në 1992”, tha Berisha.
Ai shtoi se kanë dorëzuar emrat e atyre që po kryejnë krime zgjedhore, teksa shtoi se organizatat kriminale që kryejnë këto krime do të shpallen terroriste në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare.
“Ne kemi dorëzuar emër e mbiemër të të gjithë atyre që po kryejnë krime zgjedhore. Garantojmë se krimi zgjedhor do të quhet krim i rëndë. Është zotim solemn elektoral dhe se organizatat kriminale që po angazhohen në krimin zgjedhor do të bëjmë gjithçka për ti shpallur organizata terroriste jo vetëm Shqipëria, por edhe faktori ndërkombëtar.
Donald Trump ia hapi derën kësaj procedure dhe me një urdhër të veçantë i shpalli organizata terroriste kartelet e drogës. Ne do i shpallim organizata terroriste dhe do të lobojmë që të quhen të tilla edhe në arenën ndërkombëtare”, tha kreu i PD-së.