Berisha: Të shtojmë popullsinë vit për vit, të rikthejmë besimin për ndërtimin e ëndrrës shqiptare

Kreu i PD Sali Berisha ka theksuar nevojën për një politikë demografike serioze, me synimin për të rritur popullsinë vit pas viti. Ai ka theksuar se realizimi i këtij qëllimi kërkon një angazhim të fortë për të krijuar një Shqipëri më me shpresë dhe të besueshme për brezin e ri. Sipas tij, e ardhmja e Shqipërisë do të ndërtohet nga rinia, dhe kjo kërkon mbështetje të fortë nga shteti.

Në këtë kontekst, Berisha ka përmendur rëndësinë e familjes si faktor kyç në këtë mision. Ai ka sugjeruar se qeveria duhet të mbështesë familjet, duke ofruar ndihmë financiare për fëmijën e parë dhe të dytë, dhe duke siguruar mbështetje të plotë për fëmijën e tretë deri në moshën 23 vjeçare.

Lajme të tjera |  Raporti alarmant i OKB: Shqipëria e para në botë për rënien e lindjeve, shkak kryesor emigracioni!

Berisha; Ky është një apel për të forcuar strukturën demografike të Shqipërisë dhe për të shtuar besimin e qytetarëve, veçanërisht rinisë, që të ndjehen të motivuar e të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

Kjo nuk mjafton, që ne të realizojmë qëllimin tonë, por kjo është emergjencë.

Në rrafshin moral kjo ndodh kur ti e bën Shqipërinë një vend plot shpresë, besim. Një vend ku të rinjtë e të rejat besojnë të ndërtojnë ëndrrën e tyre, ëndrrën shqiptare.

Pra ti rikthen ëndrrën shqiptare, për të ndërtuar Shqipërinë.

Lajme të tjera |  Ishte duke punuar në terminalin e aeroportit të Vlorës, humb jetën punëtori pasi bie nga lartësia e godinës

Natyrisht edhe në këtë rast, është familja ajo që ka peshën më të madhe në këtë mision. Ndaj dhe ajo do të asistohet nga qeveria për fëmijën e parë, pagesë të përmuajshme për fëmijën e dytë dhe fëmija i tretë nga lindja deri në moshën 23 vjeçare do të merret përsipër tërësisht nga shteti.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us