Pas dështimit të protestave para Kryeministrisë, ku pjesëmarrja ishte e ulët, Sali Berisha u është drejtuar sërish qytetarëve me thirrje të reja për mobilizim.
Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së kërkoi që opozita dhe qytetarët të përgatiten për protesta edhe më të fuqishme, me qëllim rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
“Pra, jemi në këtë situatë ndaj dhe ne bashkërisht në një dialog intensiv me shqiptarët, duhet të përgatitemi se Edi Rama nuk largohet pa angazhimin total të qytetarëve shqiptarë.
Ai kur arrin para të gjithë shqiptarëve, të dalë avokat i vjedhjeve të tij, të çojë vendimin e gjykatës vetëm për të shpëtuar veten, sepse kam dëgjuar, thonë njerëzit, pse nuk kërkon heqjen e imunitetit. Ku ja heq ky imunitetin, ky më parë dorëzon mandatin e tij, se sesa heq imunitetin e asaj. Se ajo bëhet e penduar fill. Mjafton, se ajo është mos e pyet.
Vuri përpara një shtet, te këmbët e veta e ka. Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi”, tha Berisha.





