Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se Samiti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës, i mbajtur sot në Tiranë nuk kishte flamuj kombëtarë për një arsye.
Sipas Berishës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, të cilin e quaj “Putini i vogël”, nuk mund ta pranonte prezencën e flamurit të Kosovës, e për këtë arsye ai thotë se Edi Rama vendosi mbajtjen e samitit pa asnjë flamur.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Të dashur miq, fatkeqësi e vendit të ketë një përfaqësues si Edi Rama.
Samiti u zhvillua, siç e patë ju, pa flamuj kombëtarë.
Asnjë flamur. Pa përmendur emrat e asnjë shteti. Pa përmendur emrat e asnjë vendi.
Kjo për turpin më të madh të Edi Ramës. Sepse kështu diktonte Putini i vogël.
Nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës.
Dhe ky nacionalist i verbër preferon të fshehë edhe flamurin e tij, mjafton të mos valëvitet flamuri i Kosovës.
Kjo është një histori turpi për Edi Ramën.
Pamje nga samiti:






