Berishës s’i pëlqen më emri i Ramës: Krutanët i japin ujë në bisht të lugës! Sa piu gotën e ujit në Krujë, u tha kroi! Dumanin e quan hero sepse…!

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi sot (18 prill) një takim elektoral në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në bizneset e Tregut Artizanal të Krujës.

Teksa prezantoi edhe programin e PD-së dhe ADSHM, ai tha se do ndihmojë tregtarët duke kthyer mbrapsht një pjesë të mirë të parave të vjela nga TVSH-ja dhe taksat, me qëllim zgjerimin e vendeve të punës, subvencionimin, minimumin jetik, rrogat dhe pensionet.

Por ai nuk i la pas akuzat ndaj qeverisjes socialiste, teksa në fillim të fjalës as emrin tha se nuk donte t’ia përmendtte kryeministrit, por më pas e përmendi disa herë.

“Emri i Krujës vjen nga Krue, Kruje, apo Kroi, që do të thotë ujë dhe ujë nuk ka. U ngjit ai njëherë atje…, emrin nuk ia vëmë, por u ngjit ai atje e piu një gotë ujë dhe uji nuk erdhi më në Krujë. Kruja ëhstë betonizuar, këta e kanë mendjen vetëm te betoni dhe asfalti. Do ulim taksat, bashkisë kufirin te thana”, u shpreh kreu i selisë blu.

Ai e cilësoi të turpshme shprehjen e kryeministrit se “shqiptarët nuk vdesin për bukë”.

“Çmimet janë rritur, deri edhe tek buka. Buka është malli më i çmuar dhe këta thonë se nuk vdes njeri për bukë. Njerëzit edhe në varfëri e kanë ndarë kafshatën, e dimë këtë, por ky i ka varfëruar shqiptarët, teksa sheh në Malin e Zi që është shumë më mirë. Por ai e ka mendjen te vjedhja dhe vetëm vjedhja. Çfarë do të thotë kjo, s’vdes njeri për bukë, shprehje e pamoral, e turpshme, problemi nuk është se njeriu vdes për bukë, por të ketë gjërat bazë, pa dhimbje, të mos detyrohet t’i përzërë fëmijët nga sofra. Qëndrim i papërgjegjshëm. Do ju ndihmojmë me minimumin jetik, rrogat dhe pensionet, një pjesë të TVSH-së që vjelim do ua kthejmë juve nëpërmjet rritjeve”, tha Berisha.
Dhe teksa më sipër u shpreh se nuk ia përmendte emrin kryeministrit, pjesa tjetër e fjalës së tij pothuajse në çdo paragraf kishte kryefjalën “Edi Rama”, madje duke bërë ironi dhe sarkazmë me kryesocialistin për mençurinë dhe krutanët.

Lajme të tjera |  Shtëpia e Bardhë e bën zyrtare: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

“Kjo situatë ka moralin e Edi Ramës, emrin e narkoshtetit, krimit, narkokrimit dhe që vjedh me shtetin. Edi Rama ka ardhur inaguroi rrugën e Salltikut, por harron se ajo rrugë është bërë nga ne, është inaguruar nga ne, por nuk e di ai se krutanët i japin atij ujë në bisht të lugës. Të kishte pasur ai mençurinë sa një e katërta e krutanit, Shqipëria do ishte tjetër sot”, nënvizoi ai.
Berisha akuzoi kreun e qeverisë edhe për skandalin e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe fermerët.

“Edi Rama u kap me presh në duar, ministrja e tij, me fondet e vjedhura të bujqësisë. Por çfarë bëri Edi Rama, ai e emëroi këshilltare ministren Krifca, sepse e dinte ajo se ishte Rama pas vjedhjes”, vijoi Berisha.
Ai premtoi ulje taksash dhe çmimesh, subvencione dhe ndihmë për fermerë e bujq në kultivim dru-frutorësh dhe mbështetje financiare biznesit, pa harruar edhe rimbursimet me medikamentet.

“Nuk sigurojmë dot shumë gjëra të tjera, por gjërat bazë do i sigurojmë ne. Nuk tolerojmë që të sëmurë rëndë nuk kanë ilaçe, nuk gjejnë dot ilaçe, vdesin për to. Dhe Rama del e thotë krim ndaj njerëzimit, kujt ia thotë ai këtë, të sëmurët nuk kanë ilaçe apo i blejnë shtrenjtë. Të sëmurëve u thuhet “nuk ke ilaçe për dy muaj”. Situata është alarmante. Një frymë fitoreje anembanë Shqipërisë”, akuzoi kreu i PD.

Madje e përforcoi diskursin e tij me faktin se Rama nuk po bën as fushatë elektorale, sepse është mbyllur. E akuzoi për grabitje të tokës, dosje e cila nuk u pranua të hetohej nga SPAK, duke ia kthyer Prokurorisë së Tiranës, por një gjyqtarguximtar sipas tij e riktheu në SKAP. Berisha tha se Ramën e mbron Dumani, të cilin kryeministri e quan edhe “hero”, sepse e mbrojti edhe nga çështja e fundit e ndërtimit pa leje të shtëpisë.

Lajme të tjera |  Berisha në Dibër: Në këtë moshë që jam, s’kam ambicie për para e luks, jam në krye të 25 partive për të bërë Shqipërinë të jetueshme

“Nuk del më para gazetarëve, se iu morën vesh vjedhjet te djegësi. Nuk përballet, është mbyllur në zyrë. E Keni parë, nuk del më të bëjë fushatë. Na ka ndërtuar një shtëpi atje pa leje, e ka privatizu tokën mijëra metra katrorë. Ka një shtëpi që as diktatori Enver Hoxha nuk e kishte. Diktatori nuk i regjistroi në emër të vetë ato, as në emër të tij, por në emër të shtetit. Në atë kohë shtëpia lejohej të regjistrohej. Ky tani ka një oborr 8300 metro. Jo vetëm kaq, por tokën e ka marrë në kundërshtim me çdo ligj. Këto e kapën. SKAPI ia kaloi Prokurorisë së Tiranës.

Këta i thanë me të drejtë, jo nuk është në kompetencën tonë, e kthejnë. Por SKAP-i bëri të njëjtën gjë, e riktheu. Një gjykatës guximtar vendosi ta dërgonte përsëri në SPAK dosjen. U bë alarmante, u bënë mbledhje urgjente në SKAP. Dhe ky del tani e thotë Altin Dumani është hero! Sepse e mbrojti. O Ramë, po le ta kthejnë o, toka përsëri mbetet aty, nuk ikën (qesh). Por jo vetëm ajo se ka edhe dhjetëra afera të tjera. Është i pashpresë, aktet që ka bërë me Lubi Ballukun e të tjerë, janë të pafalshme, janë e përbëjnë një dënim të përjetshëm”, u shpreh Berisha.

Në fund ai paralajmëroi ata që kërcënojnë për votën, duke thënë se do bëjë ligj për dënime shembullore dhe për t’i shpallur terroristë.

“Mbani shënim personin që ju vjen ju kërcënon për votën. Denoncojeni dhe ne do e shpallim terrorist dhe do ndëshkohet si terrorist. Mos guxoni, ne do bëjmë ligjin”, pëfundoi kreu i PD-së.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us