Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht të divorcuar! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1.5 mijë euro këngëtares për fëmijët

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5 mijë euro çdo muaj, ndërsa Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen.

Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht.

Pavarësisht zgjidhjes së martesës, mister mbeten arsyet e ndarjes.

Lajme të tjera |  Tragjedi tek Rana e Hedhun në Shëngjin: 4 shokë merren nga dallgët. Dy prej të rinjve ndërrojnë jetë, dy të tjerët në gjëndje të rëndë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us