Bie nga lartësia dhe ndërron jetë punëtori në Golem

Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme teksa punonte në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Golemit, ndërsa i dëmtuari, që ka rënë nga lartësia, mësohet se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Durrësit.

Dëmtimet e shumta dhe hemorragjia e madhe i kanë sjellë vdekjen, ndërsa për rastin është informuar edhe policia e cila po heton për rrethanat e ngjarjes.

Lajme të tjera |  Lala për hetimin e SPAK ndaj lobimit 6 mln dollarë të PD: Nëse është donacion i huaj, Noka përfundon në pranga

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us