Do të përballet me Partizanin në “Final Four”, reagon për herë të parë ish-i i Tiranës

Egnatia do të përballet me Partizanin për të luajtur një nga gjysmëfinalet e “Final Four”. Supersfida që do të zhvillohet në “Arena Kombëtare” më 5 maj, do të startojë në orën 20:00.

Ndërkohë pas shortit, ka ardhur reagimi i parë edhe nga mesfushori i rrogozhinasve, Regi Lushkja. Ish-i i Tiranës po kalon një sezon fantastik me golat e tij, teksa ka ardhur reagimi edhe në rrjetet sociale.

“Fokusohu tek qëllimi”, shkruan Lushkja në profilin e tij në “Instagram”. Kujtojmë që këtë sezon, mesfushori po bën mjaft mirë, ku në 43 ndeshje, ia ka dalë të shënojë 14 gola e asistojë në 3 të tjerë.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë! Pas tij vijnë portieri Sherri e Mario Mitaj, ndeshje pozitive edhe për ish-in e Partizanit (NOTAT)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us