Bien ndjeshëm temperaturat, veriu zbardhet nga bora

Në në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellime dhe dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore.

Më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër.

Në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin përmirësim të theksuara të situatës atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie si në orët e mëngjesit EDHE të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi Verilindor; duke sjellë në brigjet detare dallgë deri në 6 ballë.

Lajme të tjera |  Detaje nga rrëmbimi dhe vrasja e 23-vjeçarit në Mat, dyshohet se autorët u prezantuan si policë: Do të të çojmë në komisariat...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us