Blendi Fevziu: Arrestimi i Erion Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës, PD u rrit në nivelet më të larta

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar veprimet e SPAK në klimën elektorale, duke vënë theksin tek arrestimi i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës.

Në një intervistë të dhënë për gazetarin Drini Zeqo, Blendi Fevziu e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment vendimtar, i cili ka krijuar një tronditje të dukshme në kampin e majtë dhe ka forcuar opozitën.

“Arrestimi i Veliajt dha një shok në anën e majtë, e rriti PD-në në nivelet më të larta të fushatës”-u shpreh Fevziu.

Teksa jemi pak ditë para zgjedhjeve, gazetari Blendi Fevziu nuk pret ndonjë surprizë të ngjashme nga drejtësia.

“Është vetëm kaq, vendime të tjera mund të merren pas zgjedhjeve. Nuk do ketë ndryshim të madh në këto dy javë e ca fushatë”-tha Fevziu.

Lajme të tjera |  Tentuan të ikin pa paguar, roja i parkingut iu doli para, turistët turq e marrin zvarrë me makinë

Blendi Fevziu theksoi se fushata e këtij viti ka qenë ndjeshëm më e zbehtë dhe më pak intensive se më parë.

“S’ka asgjë! Asgjë! Ka një program të PD-së që ka ngritur disa gjëra, por s’ka asnjë përgjigje nga pala tjetër. Pala tjetër flet për një gjë që do ndodhë në 2030-ën. S’ka një vëmendje të madhe”, deklaroi ai.

Gazetari e cilësoi këtë fushatë elektorale si një fushatë “bosh”, pa shumë ide dhe propozime konkrete nga partitë politike.

“Dy fushatat më të mira që Shqipëria ka pasur, më e mira e gjithë historisë së Shqipërisë është fushata e vitit 2005. Ballafaqimi i drejtpërdrejtë i kandidatëve mazhoritarë me programet e partive, debatet më të mira të mundshme në studio televizive. E dyta është fushata e 2009-ës, ka qenë e jashtëzakonshme! Si në mundësi, entuziazëm e angazhim. Fushatat më të mira janë ato kur palët janë afër njëra-tjetrës. Kur fituesi nuk është i ditur pak a shumë, perceptimi publik është i ndarë. Janë fushatat më të vërteta”, tha Fevziu.

Lajme të tjera |  “S’ka vajzë për ty nëse je me kënetën”, Rama-grave socialiste: Ku duhet të bazohet krushqia me demokratët

Teksa theksoi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Sali Berisha do vijojnë aktivë në politikë pavarësisht rezultatit zgjedhor, shtoi se nuk ka ndonjë pritshmëri nga partitë e reja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us