‘Bllok e ke’/ Zgjat vetëm një ditë muaji i mjaltit mes Eglit dhe Gjestit, këngëtari: Jam pishman që të kam njohur

Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania, por tensionet në shtëpi nuk kanë të ndalur. Një nga përplasjet më të fundit ka ndodhur mes dy banorëve, Gjesti dhe Egli Tako, të cilët janë përfshirë në një debat të ashpër.

Shkak për përplasjen u bë një koment i këngëtarit në lidhje me pamjen e jashtme të Eglit, çka e bëri atë të ndjehej e lënduar dhe të reagojë me tone të larta. Situata agravoi më tej, kur Gjesti nuk ngurroi t’i përmendte jetën e tij jashtë shtëpisë, duke thënë:

E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më durojë as dy minuta. Kaq.

Në nervozizëm e sipër Gjesti u shpreh: “I bie pishman që të kam njohur, shumë jam pishman që të kam njohur. A dëgjove? Me ty më as jashtë, as brenda, as kurgjo. Kurrë hiç, sapo të dal, bllok e ke nga unë. Sepse ti një masazh të thash të më bëhesh dhe u zgjove të bësh filma”.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 19 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Më pas Egli iu drejtua: “Je djali më i paedukatë që kam njohur”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us