Borxhi i jashtëm, mbi nivelin 10 miliardë euro. Kush e ka sjellë zgjerimin e tij?

Borxhi i jashtëm ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë këtij viti, edhe pse i matur në raport me Produktin e Brendshëm Bruto rezulton në rënie. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku i borxhit të jashtëm bruto të Shqipërisë shënoi vlerën 10,182.6 milionë euro në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, me një rritje rreth 3.2%. Zgjerimi është kryesisht nga emetimi i Eurobondit prej 600 milionë eurosh në qershor të këtij viti.

Gjithësesi, borxhi vlerësohet në nivelin 52.4% të PBB-së në fund të gjysmës së parë të vitit 2023. Ky raport është rreth 7.9 pikë përqindjeje më i ulët krahasuar me një vit më parë. Rënia e tij pasqyron efektin nga rritja e PBB-së nominale. Në ndarjen sipas maturitetit, borxhi afatgjatë përbën rreth 90.8% të totalit, ndërsa borxhi afatshkurtër rreth 9.2%. Borxhi i jashtëm neto në raport me PBB-në vlerësohet në 4.7%, me një pakësim prej 5.3 pikë përqindjeje.

Lajme të tjera |  “Të flisja me laraskat?”, banorët në Vlorë humbasin shtëpitë: Telefonuam bashkinë, por nuk na u përgjigjën

Në fund të gjysmës së parë të vitit 2023, 90.8% e borxhit të huaj vlerësohet të jetë borxh afatgjatë (përfshirë IHD-huatë ndërkompani) kryesisht në formën e huave. Borxhi afatshkurtër vlerësohet në rreth 9.2% ndaj totalit, i marrë kryesisht në formën e monedhave dhe depozitave nga sektori i korporatave depozituese (përjashtuar bankën qendrore).

Në ndarjen sipas instrumenteve të përdorura, peshën më të madhe ndaj stokut total të borxhit të jashtëm e zënë investimet në trajtën e huave, monedhadepozitave dhe kredive tregtare6, me rreth 65.1% ndaj totalit (34.0% ndaj PBB-së nominale). Ky raport është 4.0 pikë përqindje më i ulët krahasuar me një vit më parë. Brenda këtij zëri, peshën kryesore e zënë huatë.

Lajme të tjera |  PE-ja synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us