“Bota nuk mori mësim nga Srebrenica, shihni Gazën tani”, Erdogan me mesazh të fortë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoga postoi një videomesazh me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Siç deklaroi ai, thelbi i thirrjes së vazhdueshme të Turqisë për reformimin e Kombeve të Bashkuara është lufta kundër asaj vetëdije të mishëruar në thënien “rroftë një mijë vjet gjarpri që nuk më kafshon”.

“Në këtë luftë, fjalët e të ndjerit Alija Izetbegoviq vazhdojnë të ndriçojnë rrugën tonë: ‘Çfarëdo që të bëni, mos harroni gjenocidin, sepse një gjenocid që harrohet do të përsëritet’”, tha Erdogan.

Lajme të tjera |  “Nuk kërkojmë lirimin e Veliajt sado i padrejtë të na duket ne”, Rama: Edhe Nano e përballoi burgun

Ai beson se miratimi i Rezolutës për Srebrenicën përfaqëson një pasqyrim të fortë të vullnetit në luftën kundër gjenocidit.

“Ajo që po ndodh në Gaza është provë se bashkësia ndërkombëtare nuk ka nxjerrë mesazhet e nevojshme nga Srebrenica. Bashkësia ndërkombëtare ka heshtur për Srebrenicën”, shtoi presidenti turk.

Një nga mesazhet e tij është se qeveria izraelite, herët a vonë, do t’i përgjigjet ligjit dhe historisë.

“Askush të mos dyshojë në mbështetjen tonë të pakushtëzuar. Turqia do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësinë e saj për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, përfundoi Erdogan.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us