Braçe-ministrit Hoxha: Policia bën përmbaruesin privat, ç’ punë kanë me bujqit që mbjellin shalqi

Deputeti Erion Braçe ka reaguar me tone të ashpra gjatë fjalës së tij në Kuvned, teksa po diskutohej për projektligjet për mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve. Braçe ngriti shqetësimin se si tokat në periferi të Tiranës nuk po përdoren për bujqësi por për ndërtime.

Deputeti duke kërkuar në Kuvend Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha i adreson pyetjen se pse Policia e Shtetit ndërhyn ndaj banorëve që mbjellin shalqinj dhe pjepër në toka bujqësore që i takojnë shtetit. Braçe u shpreh se Policia bën përmbaruesin privat dhe ua merr tokat bujqve që mbjellin për ta bërë panele fotovoltaike. Sipas tij autoritetet do të duhet të merren me mënyrën se si po tentohet që të vidhet padrejtësisht një tokë që sipas ligjit i takon shtetit.

“Nuk është ministri i brendshëm këtu, ore çpunë kanë policët të thërrasin bujq që merren me mbjellje shalqiri dhe pjepri. Ca i bëjnë tokës bujqit që mbjellin shalqi dhe pjepër. Sot 5 bujqsh nga Imsht, dy prej tyre gra, duhet të paraqiteshin në drejtorinë e policisë së shtetit se i kërkonte një OPGJ me emrin tim, por mjeshtër në mbiemër, Erjon Mjeshtri. Për ça i thërret këta ca bëjnë këta, mbjellin shalqi e pjepër në sezon në tokën e lumit në Imsht. Ç’punë ka policia? Atje në Imsht ka ndodhur një fenomen që ka ndodhur disa herë. E kam ngritur si shqetësim. Pas zgjedhjeve është riaktivizuar po prapë. Ka marrëq mbi kurriz policia e shtetit të merret me këtë. Sipas ligjit për menaxhimin e burimeve ujore, pronësia i takon shtetit. Toka ku mbjellin është tokë e lumit, toka që i takon shtetit. Ua marrin bujqëve, shtetit për të bërë panele fotovoltaike. Ku hyn policia e shtetit këtu? Policia duhet të ishte e angazhuar për të kuptuar se si në kundërshtim me këtë ligj, organet e kthimit të komisionit të pronës, më pas zyrat e Kadastrës, kanë regjistruar tokë të shtetit në emër të një ish pronari atje dhe fusë në hall edhe ca të tjerë që e blejnë. Pra në vend që të merret se mënyrën e korruptuar se si shtetit i  merret toka, shkon dhe merret me bujqit që e mbjellin me shalqi e pjepër dhe e kanë mbrojtur deri tani. E përsëris pyetjen për ministrin e brendshëm? Pse policia e shtetit bën përmbaruesin privat për një tokë që është e patjetërsueshme në emër të shtetit.”,- u shpreh Braçe

Lajme të tjera |  Rama zbulon kur do të largohet: Anëtarësimi në BE, momenti për të lënë stafetën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us