“Burrat, gjysmën e trurit e kanë me ujë kënete”- Rama: Gratë, me mision të madh! Nëse do ju iknin një muaj, do vinit vërdallë të parruar e të palarë! Vetëm bishti do ju mungonte

Edi Rama: Burrat gjysmën e trurit e kanë me ujë, me ujë kënete, por ama e kemi thjeshtë llogarinë, gjysmën e burrave, shumicën e grave dhe të rinjve, jemi yhy ku e ku.

Ama se do ua them sot, gratë dhe vajzat i ftoj në pallatin e sportit, do ua them në sy grave kanë mision të madh. Nëse Shqipërua sot është afër BE, arsyeja është që jo forcë politike, mbështetjen kryesore e ka tek gratë.

Ju burrat nëse jeni të mençur, se të mençur jeni përderisa jeni këtu me ne, e dini më mirë sa unë këtë punë.

Imagjinoni se çdo ndodhte në Maliq sikur të tëra gratë të iknin një muaj e t’ju linin juve këtu me Gëzimin, të tërë do i kishit leshtë deri këtu (Tregon kraharorin) dhe do vinit vërdallë vetëm bishti do ju mungonte, të parruar, të palarë, të pangrënë, komplet të mbaruar po shyqyr që keni zonjat, vajzat që mbajnë shtëpinë pastër dhe ju mbajnë ju, pastaj ju bëni punën tuaj këtë nuk ua mohon njeri. E zgjata sepse më pëlqen shumë kur hidhen ata dhe thonë “ne s’jemi çyrykë”. Por kur thonë “gratë tona janë burrnesha”, atë them edhe unë shyqyr janë gratë burrnesha se të ishte për burrat Shqipëria nuk i afrohej kurrë në BE.

Lajme të tjera |  “S’ka vajzë për ty nëse je me kënetën”, Rama-grave socialiste: Ku duhet të bazohet krushqia me demokratët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us