Business dhe politikë! Kush janë sipërmarrësit që kërkojnë karrige në Kuvend? Gara më e ashpër në Vlorë, përballet Llajo me Sinën

Risi ose jo, biznesmenët kanë zënë një pjesë të mirë të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste. Të gjithë, në qarqe të ndryshme janë në terren për të kërkuar një mandat si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej tyre garojnë në listën e hapur, ndërsa të tjerë janë në pozita më komode. Një ndër këta të fundit është Marjana Koçeku, e cila është aktive në fushën e Agroturizmit. Marjana Koçeku zotëron “Neomalësore”, një bujtinë në afërsi të Liqenit të Komanit. Marjana Koçeku është e para në listën e Shkodrës, në listën e mbyllur. Emri i saj ka dalë nga portal “Deputeti që duam” dhe tashmë e ka një mandat të sigurtë në listën për deputetët e rinj të Kuvendit.

Tre emrat e tjerë që janë aktivë në fushën e biznesit janë Vullnet Sinaj, Vasil Llajo dhe Xhemal Qefalia. Vullnet Sinaj është një emër i njohur tashmë sin ë Kuvendin e Shqipërisë ashtu edhe në fushën e biznesit. Ai zotëron rrjetin e marketeve “Big Market”, ndërsa në sallën e Kuvendit është parë kryesisht i heshtur si deputet, edhe pse po garon për mandatin e tretë. Sinaj është i vendosur në listën e hapur të qarkut të Vlorës, aty ku edhe fitoi mandatin e parë si deputet. Por kandidatura e tij nuk vjen pa bujë! Sinaj ishte një nga socialistët që në legjislaturën që lamë pas, u vu nën shënjestrën e opozitës, e cila pretendon se ai ka shkelur pikën 3 të nenit 70 të Kushtetutës së Shqipërisë, ai ka shkelur nenin 3 të pikës 70 të Kushtetutës, e cila thotë: Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre.

Një tjetër fakt i përmendur nga opozita, gjatë përballjeve me Sinajn në Këshillin për Mandatet, është një raport i Transparency International, ku thuhet se deputeti dhe qeveria kanë ndryshuar ligjin për TVSH-në që favorizonte në mënyrë të drejtpërdrejtë rrjetin e bizneseve Big Market. Në betejën për t’i hequr mandatin, PD dhe Partia e Lirisë duket se janë të pandara. Madje më 5 mars iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të bëjë deklarimin si të papajtueshëm të vendimit të 30 Janarit 2025 në Parlament, për mosdërgimin e mocionit në gjykatë nga Kuvendi. Por tashmë jemi në kushte të tjera. Sinaj garon sërish për një mandat tjetër, duke shkelur edhe mbi atë që paralajmëroi kryeministri Edi Rama.

Edhe pse ky duhet të ishte mandati i fundit për Vullnet Sinaj, por duket se socialisti ka zgjedhur që të qëndrojë në politikë. Lajmin për largimin e tij ët mundshëm nga politika e dha kryeministri Edi Rama në mbledhjen e fundit të Kongresit të Partisë Socialiste. Madje teksa Rama fliste, Sinaj u përlot.

Lajme të tjera |  Pse këto zgjedhje do të prodhojnë një Kingmaker

“Fatmirësisht i kemi deputetët pa të cilët kemi arritur shumëçka në këtë mandat të tretë dhe I kemi dhe deputetët që nuk mungojnë as kur duhet të ulen në karrige për të marrë vendime, e as kur duhet ti japin këmbëve për të takuar zgjedhësit. Vullnet Sina është njëri prej tyre. I ka në rregull punët e veta, do të thuhej në kafene. Por Vullneti I ka pasur në rregull edhe më përpara. Nuk është I vetmi por se paradisakohësh më tha se dëshiron të mbyllë angazhimin e tij. Kurrë nuk më ka shqetësuar për asgjë personale por nuk e ka pasur problem të më shkruaj pas mesnate duke u kthyer I lodhur në një nga zonat më të thella e të vështira ku ka bërë më shumë se qeveria. Shembull të tillë nuk na mungojnë. Mbi shembuj të tillë do të ndërtojmë skuadrën e radhës, ku do të hyjmë jo thjesht për të marrë mandatin e katërt por për të marrë fitoren më shembullore,“-tha Rama disa muaj më parë.

Lajme të tjera |  Shtëpia e Bardhë e bën zyrtare: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

Por mesa duket Sinaj ka ndërruar mendje dhe ka vendosur të garojë edhe këto zgjedhje. Sesa do arrijë të thyejë herësin dhe të bëhet sërish deputet, kjo mbetet për t’u parë më 12 maj.

Vasil Llajo mund të mos jetë një emër shumë i dëgjuar, por ai ka në pronësi dhe administron një nga laboratorët më të mëdhenj të analizave në Shqipëri, Intermedica. Edhe emri i Vasil Llajos është i pari në qarkun e Vlorës, në listën e hapur. Ai ka në pronësinë e tij edhe kompaninë “SëISSMED”, me aktivitet import e shitje të paisjeve mjeksore dhe laboratorike, kiteve e reagentëve, materialeve mjekësore dhe dhënie me qira të aparaturave mjekësore shtetit, me të cilën ka marrë 5 milionë euro tendera. Ndërsa me kompaninë tjetër “LAYO”,  ka marrë 6 milionë euro.

KOMPANITË E VASIL LLAJOS: 

Business dhe politikë! Kush janë sipërmarrësit që

Pavarësisht se ka marrë tendera dhe jo pak herë është përfshirë në akuza nga media të ndryshme, duket se Llajo do të vazhdojë garën për të përfaqësuar Sarandën dhe minoritetin grek.

Një tjetër biznesmen në listën e hapur të Tiranës është Xhemal Qefalia. Edhe ai është një nga emrat më të dëgjuar, duke qenë se bashkë me familjarët e tij zotërojnë edhe biznese të njohur në vend. Qefalia ka dalë deputet nga listat e Partisë Socialiste që në vitin 2017 dhe tashmë po lufton për një mandat të tretë në listën e hapur në qarkun e Tiranës. Qefalia bashkë me familjarët e tij zotërojnë “Select Group”.

Megjithatë të jesh biznesmen nuk është mëkat, përkundrazi! Por mbetet për t’u parë nëse kandidatët e lartpërmendur (përveç Koçekut) do të kenë mundësinë për të përfaqësuar komunitetin e tyre në Kuvend, aty do të vlerësohet nëse janë vërtetë në lartësinë e detyrës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us